NAUE M3

NAUE CLAMP

Sistemi me gjeorrjeta NAUE CLAMP Secugrid® bën kombinimin e një përforcimi të madh të digave, strukturave të dheut dhe sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 50°, me mbrojtje plotësuese nga erozioni. NAUE CLAMP përfshin montimin vertikal të gjeorrjetës primare për përforcim Secugrid® dhe dyshekëve për kontrollimin e erozionit Secumat® 5/5 Q1 ES 601, që përforcohen me fiksues përkatës në formën e shkronjës U.

NAUE WRAP

Sistemi me gjeorrjeta NAUE WRAP Secugrid® për konstruksionet e dheut me armaturë përdor Secugrid® me armaturë, në paketime adekuate, për pjesët e përparme të sipërfaqeve me pjerrtësi. Pajisjet e përkohshme, siç janë  pykat e drurit, përdoren gjatë procesit të përgatitjes së lokacionit që duhet ndërtuar. Mbrojtja mekanike e kapacitetit të ngarkesës i teknologjisë së NAUE’s Secugrid® është siguruar nëpërmjet montimit të dyshekëve Secumat® për kontrollimin e erozionit ose me gjeotekstilin e pathurur Secutex®. Këto masa mbrojnë tokën nga erozioni.

NAUE STEEL T

Sistemi NAUE STEEL T përdor përforcimin primar të gjeorrjetave Secugrid®, në kombinim me shtresat e përkohshme efikase me modele çeliku, në paketime përkatëse, për të formuar një sistem toke konstruktiv me armaturë që mund të përshtatet me këndet e ndryshme të pjerrtësive dhe format e ndryshme, duke mbrojtur vegjetacionin. Mbjellja e vegjetacionit mund të bëhet në anën e përparme të NAUE STEEL T, në rastet e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 70°.

NAUE STEEL P

Sistemi NAUE STEEL P bën kombinimin e forcimit me gjeorrjeta Secugrid® me anë të përparme të punuara me shtresa çeliku për formimin e konstruksioneve të tokës me armaturë që janë nën ndikimin e sipërfaqeve me pjerrtësi të ndryshme. Vegjetacioni mund të mbillet në sipërfaqet me pjerrtësi deri në 70°. Për sipërfaqet me pjerrtësi më të madhe nevojiten masa të veçanta për mbjelljen e bimëve dhe sistem i veçantë për ujitjen e tyre.

NAUE GABION

NAUE GABION

Sistemi NAUE GABION përdor gjeorrjetat Secugrid® për formimin e konstruksioneve të tokës me armaturë, me anë të përparme me gabion. Gjeorrjetat  Secugrid® montohen midis shtresave me gabion dhe fiksohen në tokë. Ky sistem mundëson një fleksibilitet të madh gjatë projektimit dhe montimit dhe mund të përshtatet me kushtet specifike të projekteve dhe me format e ndryshme gjeometrike. Fleksibiliteti i tillë ul shpenzimet e projekteve përkatëse dhe mundëson pamje estetike.

NAUE BLOCK

NAUE BLOCK

Në rastet e sipërfaqeve me pjerrtësi më të madhe se 70° zakonisht ana e tyre e përparme nuk mund të mbillet me vegjetacion ose e njëjta mund të kërkojë shumë punë dhe shpenzime të mëdha. Këto situata kërkojnë eksteriere më të forta, që risin rëndësinë e estetikës së sipërfaqes së konstruksionit përkatës me armaturë. Sistemi NAUE BLOCK është sistem me gjeorrjeta е Secugrid®, që përdoret për forcimin e konstruksioneve të tokës dhe mureve gjatë përdorimit të blloqeve, betonit, gurit dhe shtresave të tjera për të siguruar një dizajn më të mirë.

NAUE PANEL

NAUE PANEL

Në rastet e planifikimit të sipërfaqeve me pjerrtësi më të madhe se 70° zakonisht ana e tyre e përparme nuk mund të mbillet me vegjetacion ose e njëjta mund të kërkojë shumë punë dhe shpenzime të mëdha. Këto situata kërkojnë eksteriere më të forta dhe përforcime më të mëdha, ndërsa ky moment nuk pengon punimin e shtresave estetike me pak shpenzime. Sistemi NAUE PANEL është sistem me gjeorrjeta е Secugrid®, që përdoret për forcimin e konstruksioneve të tokës dhe mureve dhe përdor panele betoni për të mundësuar fleksibilitet të dizajnit të jashtëm.

NAUE NAIL

NAUE NAIL

Sistemi NAUE NAIL bën kombinimin e forcës dhe rezistencës së gjeorrjetave Secugrid® me fiksuesit e tokës për të mundësuar një sistem për armimin e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 60°. Gjeorrjetat Secugrid® me konstruksionin e veçantë me shufra të lëmuara dhe forcën e madhe të bashkimit sigurojnë armimin primar në drejtim të pjerrtësisë së sipërfaqes. Fiksuesit e tokës me dimensione të veçanta janë shpërndarë në mënyrë të drejtë midis armaturës së montuar Secugrid® që mbulon sipërfaqen e vendit të pjerrët.

Subscribe to RSS - NAUE M3