Bentofix®

Bentofix®

është mbulesë mbrojtëse е përforcuar, me argjilë gjeosintetik (GCL), e shpuar me gjilpëra, me dy shtresa gjeotekstile, që mbajnë shtresën e natriumit bentonit dhe përdoret për vulosje.

Bentofix® është multifunksional

Bentofix® është një produkt me përdorim të gjerë që përdoret për mbulimin e bazamenteve me argjilë. Menjëherë pas vendosjes Bentofix® bëhet një barrierë efikase kundër ujërave, avullimit dhe gazeve. Gjatë dy dekadave të përdorimit të suksesshëm Bentofix® është përdorur për shumë qëllime, më saktësisht si mbulesë për pikat e grumbullimit të mbeturinave dhe tokës së ndotur; si mbulesë mbrojtëse e bazamentit të pikave të grumbullimit të mbeturinave, për mbrojtje nga gazet dhe avulli; si mbulesë nga ujërat sipërfaqësore, si një mbrojtje sekondare; për digat, kanalet dhe rrjedhat e ndryshme të ujit; për ndarjen e mbeturinave; mbrojtjen e ujërave nëntokësore; për barriera vertikale dhe barriera të tjera dhe për hidroizolim..

Përparësitë e Bentofix®

- përdoret në segmente të ndryshme për vulosje me lloje të ndryshme GCL dhe natrium bentonit;
- me përdorimin e Bentofix® mund të ulen shpenzimet e ndërtimit, duke zëvendësuar përdorimin e argjilës kompakte;
- gjeotekstili i fortë tërheq dhe mban bentonitin;
- reziston ngarkesat variabile;
- balancon forcën e ndarjes dhe siguron forcë rrëshqitjeje shumëdrejtimëshe;
- procesi i mbylljes termike rrit forcën e brendshme të tërheqjes dhe bën lidhjen e këndeve të frikcionit;
- vetëvulosja mund të bëhet me palosjen e materialit;
- materiali me një gjerësi prej 5 metrash siguron montim të lehtë;
- montimi bëhet shpejtë dhe lehtë;
- sisteme të certifikuara hidroizoli BBA (Bentofix® BFG 5000 dhe X2 BFG 5300);
- i certifikuar me standardet ISO 9001;
- mban shenjën CE.

Bentofix® është i sigurt

Gjeotekstili i fortë dhe rezistues i pathurur mban dhe mbron shtresën përkatëse të natriumit bentonit, duke siguruar jetëgjatësinë e punimit përkatës. Me vetë faktin që Bentofix® përmban natrium bentonit me cilësi të lartë, është mundësuar  shtrëngim menjëherë pas montimit, që të sigurohet vetëvulosja  dhe anashkalimi i dëmtimeve mekanike. Bentofix® X2, GCL i shpuar me gjilpërë, me shtresë poliolefin, me rezistencë të lartë ndaj gazit, rrit efikasitetin e Bentofix®. Elasticiteti i madh bën që Bentofix® të përshtatet lehtë me deformimet e tokës, siç janë fundosjet e tokës. Bentofix® mund të vendoset lehtë edhe në pjerrtësitë e mëdha. Procesi i lehtë i bashkimit të fijeve me vendet e shpuara me gjilpërë e bën materialin shumë të fortë dhe rezistues ndaj rrëshqitjeve. Bentofix® gjithashtu mënjanon problemin e madh me këndet e fërkimit. Gjeotekstili mekanik i pathurur siguron rezistencë ndaj rrëshqitjes që mundëson ky material të përdoret për shumë qëllime. Forcimi i fijeve gjithashtu pengon derdhjen e betonit në anët e punimit përkatës. Bentofix® është shumë superior krahasuar me mbulesat mbrojtëse konvencionale që janë punuar me argjilë. Bentofix® GCL ka fituar certifikatat përkatëse nga ana e institucioneve kompetente

Bentofix® është ekonomik

Bentofix® siguron përparësi ekonomike dhe ekologjike. Me vetë faktin që Bentofix® barazohet me argjilën kompakte, ai siguron një mbrojtje cilësore duke kursyer mjetet që nevojiten për plehërim. Montimi i Bentofix® bëhet shpejtë dhe lehtë. Ky material vendoset në vendet përkatëse dhe bashkohet në skajet e tij. Përparësitë e Bentofix® nga aspekti logjistik gjithashtu mund të konstatohen lehtë. Një kamion i ngarkuar me Bentofix® mbulon 4,000m², krahasuar me argjilën që mbulon 40m² (trashësi 50cm).

Bentofix® është i thjeshtë

Me Bentofix® analizimi i terrenit dhe marrja e mostrave nga e gjithë sipërfaqja e mbuluar me argjilë janë një gjë e kaluar. Programi i kontrollit në laborator të prodhimit dhe cilësia e Bentofix® siguron dërgimin e materialit në vendin e duhur, i shoqëruar me rezultatet e kontrolleve, i gatshëm për t’u montuar. Me Bentofix® janë përjashtuar kontrollimi i kompaktësisë dhe përmbajtjes në peshore.

»Tërhiq dhe mbulo« është motoja e mbulimit e Bentofix®.

Nuk ekziston një mënyrë tjetër më e lehtë.

Konkluzioni:

Bentofix® është një produkt i fort që mund të përdoret për shumë qëllime, duke siguruar plotësimin e standardeve më të larta të sigurisë, me një kosto të ulët. Bentofix® është i pakrahasueshëm  kur bëhet fjalë për logjistikën e projekteve. Zgjedhja e Bentofix® do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të ndërtimit dhe në shkurtimin e kohës, duke u kujdesur për ambientin jetësor. .

Albanian