Carbofol®

është një gjeomembranë kimike rezistuese, me sipërfaqe të lëmuar strukturore-relieve, që përdoret për izolim.

Carbofol® është multifunksional

Gjeomembranat Carbofol® mundësojnë izolim të plotë edhe nga materiet më toksike. Të montuara në mënyrë rutine, si pjesë e izolimit në fundin e pikave të grumbullimit të mbeturinave, por edhe në kapakët, gjeomembranat Carbofol® mbrojnë ujërat nëntokësore nga ndotja. Carbofol® plotëson edhe kërkesat më të rrepta të rregullativave dhe kontrolleve lidhur me ruajtjen, mbushjen, përdorimin, prodhimin dhe trajtimin e  ujërave të ndotura, siç janë Ligji gjerman i mbrojtjes së ujërave (WHG) dhe Ligji anglez për mbrojtjen e ambientit jetësor (EPA). Ky produkt gjithashtu është i përshtatshëm edhe për ujin e pijshëm dhe për t’u përdorur për mbrojtjen nga toksikët, siç është përdorimi për nevojat e konstruksioneve që transferojnë ujin, kanalet ose liqenet. Gjithashtu, mund të përgatiten edhe zgjidhje individuale për pjerrtësi më të mëdha me përdorimin e materialit tonë MegaFriction, me sipërfaqe të strukturuar dhe me koeficient më të lartë fërkimi për siguri më të madhe.

Përparësitë e Carbofol®

- përdoret në segmente të ndryshme për vulosje;
- rezistencë e shkëlqyer kimike si rezultat të lëndës së parë që përdoret për prodhimin e materialit;
- plastifikuesi nuk kullohet;
- ka elasticitet të lartë në rastet e deformimeve një ose shumë aksiale; 
- rezistencë të lartë ndaj plasaritjeve;
- rezistencë të lartë ndaj rrezeve UV;
- transmetim të forcës së rrëshqitjes pavarësisht drejtimit të sipërfaqeve përkatëse;
- kënde të mëdha fraksioni me reliefin e sipërfaqes përkatëse;
- kontroll të plotë mbi cilësinë, duke filluar nga dylli deri në produktin e gatshëm;
- mbulesa me një gjerësi prej 9.40 mund të montohet lehtë;
- indeksi i lartë i shkrirjes së materialit përkatës mundëson karakteristika të shkëlqyera saldimi dhe skaje të lëmuara, me shirit plastik që mund të hiqet dhe të pastrohet sipërfaqja e saldimit dhe linja palosjeje;
- produkt me karakteristika të shkëlqyera, që gjen një përdorim 40-vjeçar në projekte të ndryshme;
- mund të gjendet në përputhje me GM-13 dhe lejet BAM dhe DIBt;
- i certifikuar me standardet ISO 9001
- mban shenjën CE

Carbofol® është i sigurt

Në vitin 1989 Carbofol® u bë gjeomembrana e parë e certifikuar nga ana e Institutit të Analizave dhe Kërkimit të Materialeve (BAM). Për momentin, Carbofol® HDPE 507 (gjeomembrana të lëmuara dhe të strukturuara), me trashësi prej 2.5mm, kanë fituar certifikatën e BAM për t’u përdorur në inxhinierinë që trajton pikat e grumbullimit të mbeturinave. Për t’u përdorur për mbrojtjen e ujërave nëntokësore, gjeomembranat Carbofol® (2.0mm) kanë fituar certifikatën e Institutit Gjerman të Teknologjisë Ndërtimore (DIBt) dhe mund të gjenden në përputhje me kushtet GM 13. Gjithashtu, certifikata ndërkombëtare për Carbofol® kanë lëshuar edhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane. Kontrolli i rreptë i prodhimit dhe cilësisë nga ana e palëve të treta mundëson dokumentimin e plotë të prodhimit, duke filluar nga lënda e parë, deri në produktin final. Gjeomembranat Carbofol® janë shumë të forta dhe shumë rezistuese ndaj ndikimeve kimike dhe rrezeve UV. Saldimi i skajeve dhe riparimet e nevojshme bëhen me ndihmën e pajisjeve moderne për saldim, që evidentojnë çdo të dhënë relevante gjatë saldimit. Testimet me presion ose me vakum vërtetojnë rezistencën e skajeve të salduara, që ju të keni besim në punën e përfunduar.

Carbofol® është ekonomik

Me përdorimin e teknologjisë më moderne të saldimit dhe me ndihmën e ekspertëve të autorizuar për montim, mund të sigurohen programe montimi të shpejta dhe efikase. Mundësia superiore e saldimit të Carbofol® nënkupton montim më të shpejtë, duke lehtësuar aprovimin më të shpejtë të projekteve tuaja.

Carbofol® është i thjeshtë

Shenjat anësore të copave përkatëse tregojnë qartë distancat e puthitjes për nevojat e ekipeve të saldimit, ndërsa shiritat mbrojtës të skajeve mbajnë sipërfaqen të pastër para saldimit. Detajet e konstruksionit, siç janë pikat e bashkimit, mund të bëhen lehtë mund të bëhen lehtë në vendin e montimit. I gjithë procesi është shumë i lehtë për montuesin.

Konkluzioni:

Dekadat e përdorimit me sukses janë prova më e mirë e cilësisë së lartë të Carbofol® dhe prova më e mirë e përkushtimit tonë drejtë përsosmërisë. Industria njeh Carbofol® për prodhimin dhe montimin e lehtë, qoftë edhe në rastet kur lejet përkatëse kërkojnë plotësimin e kushteve më rigoroze. E gjithë kjo nënkupton cilësinë më të lartë që është në dispozicion për projektet tuaja.

 

Albanian