Terrafix®

është material i pathurur me një ose me shumë shtresa, i shpuar me gjilpëra, për t’u përdorur për ndarjen, filtrimin, mbrojtjen ose ruajtjen e rërës.

Terrafix® është material multifunksional

Terrafix® është një material që mund të përdoret për shumë qëllime, siç janë punimi i filtrave gjeotekstile me një ose më shumë shtresa, dyshekët me mbushje rëre, ambalazhi ose gypat e prodhuar me ndihmën e rërës dhe mbrojtjen e shtretërve të lumenjve. Terrafix® materialet e pathurura  dhe dyshekët me mbushje rëre veprojnë si ndarës dhe filtra për qëllimet e hidroinxhinierisë, siç janë ndërtimi i digave, rehabilitimi dhe mbrojtja e shtretërve të kanaleve të ndryshëm dhe punimet bregdetare. I punuar në formën e gypave, Terrafix® mund të përdoret për mbrojtjen e baseneve portuale; ambalazhi i punuar me rërë Terrafix Soft Rock® përdoret me sukses për mbrojtjen e digave të porteve dhe lumenjve. Terrafix® është tepër rezistues ndaj ujit, mbron tokën dhe mundëson rritjen e vegjetacionit, duke ndikuar që strukturat përkatëse për mbrojtjen e digave të përshtaten në mënyrë diskrete me ambientin. Terrafix® mundëson mbrojtje të bazamentit të mureve mbrojtëse, në rrjedhat, rreth shtyllave dhe hidrokonstruksioneve që janë ndërtuar paralelisht ose në mënyrë të tërthortë me rrjedhën e ujit.

Terrafix® është i sigurt

Përvoja 40-vjeçare e përdorimit të suksesshëm të materialeve të pathurura gjeotekstile Terrafix® për nevojat e inxhinierisë ujore janë prova më e mirë për standardet tona të larta teknike dhe  profesionalizmin tonë. Kontrollet e realizuara nga ana e Institutit të inxhinierisë ujore (Bundesanstalt für Wasserbau, BAW), prodhimi i vazhdueshëm dhe kontrollimi i cilësisë nga ana e palëve të treta, konfirmojnë përkushtimin tonë për të siguruar cilësi të lartë. Terrafix® dallohet për fleksibilitetin, stabilitetin e filtrimit dhe rezistencën ndaj fërkimit. Terrafix® mund të përshtatet pothuajse për çdo sipërfaqe që duhet montuar dhe gjithashtu mund të mbulohet direkt me masa të rënda guri. Copat e produkteve tona me një gjerësi të shkëlqyer ulin numrin e palosjeve që nevojiten për të mbaruar një punë konkrete. Vetitë e shkëlqyera të qepjes së Terrafix® minimizojnë zhvendosjen e paneleve të radhës gjatë kohës së montimit dhe gjatë punës.

Terrafix® është ekonomik

Montimi i thjeshtë dhe preciz i shufrës së zgjerimit nënkupton një efikasitet të lart. Ky moment siguron kursim krahasuar me filtrat konvencionale me granula. Me përdorimin e Terrafix® bëhen të panevojshme ekstrakcioni, transporti, montimi dhe shtresat intensive të filtrave të rërës dhe zhavorrit. Terrafix® mund të mbulohet direkt me masë guri të rëndë. Rezistenca e konfirmuar siguron një përdorim afatgjatë të konstruksioneve dhe minimizon shpenzimet e mirëmbajtjes.

Terrafix® është i thjeshtë

Rezistenca ndaj kushteve atmosferike dhe rezistenca ndaj rezeve UV mbron Terrafix® gjatë kohës së transportit dhe në vendin e përdorimit, që do të thotë se ai mund të shkarkohet dhe të ruhet me një angazhim të vogël. Për lehtësimin e montimit copat përkatëse mund të prihen në vendin e montimit, me pajisjet standarde.

Konkluzioni:

Terrafix® është një gjeosintetik cilësor dhe i fortë, me filtër stabil, që përdoret me sukses me dekada në të gjithë botën për nevojat e inxhinierisë ujore.

Albanian