Secutex®

është gjeotekstil i pathurur, i shpuar me gjilpëra, me fije sintetike të zgjedhura dhe produkte me presim plotësues, që përdoret për ndarje, filtrim, mbrojtje dhe shkarkim.

Secutex® është multifunksional

Gjeotekstili Secutex® në fushën e ndërtimit përdoret në shumë segmente, siç janë inxhinieria ujore, inxhinieria e pikave të grumbullimit të mbeturinave dhe ndërtimi i rrugëve dhe tuneleve. Si një shtresë ndarëse Secutex® pengon shtresat e veçanta dhe të ndara granulave, që ato të ndotin njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë shtresat e mbushjes dhe bazamenti ruajnë fortësinë e tyre për një periudhë më të gjatë kohore. Në rastet e ekzistimit të shtresave me pak dhe, afër shtresave që duhen realizuar punime të ndryshme, për projektet e ndërtimit të autostradave dhe linjave hekurudhore, Secutex® funksionon si filtër që mbron grimcat e dheut nga larja dhe ndotja e shtresave më të vrazhda. Zhvendosja e sasive më të vogla të ujit në rajonet problematike është lehtësuar me ndihmën e Secutex®. Gjeotekstili i pathurur Secutex®, gjithashtu mund të mbroj gjeomembranat ose gypat nga dëmtimet mekanike. Në rast nevoje, gjeotekstili i thurur mund të përfshihet në matricën e Secutex® që të shpërndajë ngarkimet dinamike, duke rritur në këtë mënyrë aftësitë mbrojtëse.

Secutex® është i sigurt

Secutex® dallohet për stabilitetin afatgjatë të filtrit dhe për punimet e separacioneve. Ai ka një elasticitet shumë të madh, që mundëson rezistencë të madhe ndaj ngarkimeve si rezultat të goditjeve dhe shtypjes. Përdorimi për qëllime mbrojtëse bën që Secutex® të sigurojë faktorët e nevojshëm të sigurisë, në rastet kur ai është prodhuar me një trashësi të mjaftueshme. Vetitë mekanike të Secutex® - elasticiteti, rezistenca ndaj fërkimit, rezistenca ndaj fërkimit me piston (CBR) dhe forca e tij, si dhe përvoja jonë shumëvjeçare në fushën e gjeosintetikës garantojnë një nivel të lartë sigurie. Gjeotekstili Secutex® i zgjedhur drejtë mund të rezistojë ngarkesa të mëdha dinamike dhe kushtet fizike agresive të tokës. Kërkoni detajet e klasifikimit të forcës së gjeotekstilit Secutex®.

Secutex® është ekonomik

Secutex® lehtëson kushtet e materialeve për mbushje dhe në këtë mënyrë lehtësohen gërmimet përkatëse për vendosjen e profileve adekuate. Gjithashtu, përdorimi i  Secutex® ul në masë të madhe shpenzimet e ndërtimit, por edhe shpenzimet e mirëmbajtjes. Secutex® mundëson shpenzime ndërtimi më të ulëta, shpenzime plotësuese më të ulëta dhe punime më cilësore.

Secutex® është i thjeshtë

Secutex® mund të përdoret dhe montohet në vendin e realizimit të punimeve. Copat e materialit mund të shpërndahen në lokacionin përkatës, ndërsa nuk ka nevojë për përdorimin e pajisjeve speciale.

Konkluzioni:

Krahasuar me metodat konvencionale të ndërtimit, Secutex® siguron rezultate shumë më të mira. Elasticiteti i lartë dhe fortësia e materialit e bëjnë Secutex® tepër rezistues. Secutex® ul shpenzimet e ndërtimit dhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe përdoret në shumë fusha.

Albanian