Secumat®

është një mbulesë tredimensionale për kontrollimin e erozionit, me brendësi sintetike dhe pamjen e një labirinti.

Secumat® është multifunksional

Mbulesat Secumat® për kontrollimin e erozionit përdoren për terrenet me pjerrtësi dhe për mbrojtjen e tokës gjatë ndërtimit të rrugëve, rregullimit të terrenit dhe gjatë realizimit të punimeve inxhinierike në pikat e grumbullimit të mbeturinave. Gjatë punimeve hidroinxhinierike Secumat® përdoret për pllajat dhe masat e grumbulluara me vërshimet. Me dimensionet e veçanta Secumat® pengon rrëshqitjen dhe larjes e shtresës së tokës, duke lehtësuar rritjen e vegjetacionit në shtresën përkatëse të tokës. Përdorimi i Secumat® pengon erozionin e vegjetacionit, që është në fazën delikate pas shirave të dendura dhe në rrjedhat e ujërave. Pas rritjes së vegjetacionit Secumat® ul shpejtësinë e ujit duke rritur infiltrimin. Secumat® gjithashtu mbron shtratin e rrjedhës së ujit nga rrjedhja e shpejtë e ujit.

Secumat® është i sigurt

Struktura e hapur e Secumat® mundëson mbushjen e tokës në të gjithë sipërfaqen dhe në thellësinë e saj. Në këtë mënyrë Secumat® pengon ujin sipërfaqësor dhe erozionin e tokës. Rritja e rrënjëve ndihmohet me strukturën tredimensionale të Secumat®, duke përforcuar mbrojtjen e vegjetacionit. Secumat® është rezistues ndaj të gjitha materieve natyrore kimike ose biologjike që mund të gjenden në tokë dhe gjithashtu është shumë rezistues ndaj rezeve UV. Efikasiteti i Secumat® mundëson një përdorim afatgjatë.

Secumat® është ekonomik

Mënyra e paketimit të Secumat® mundëson montim të shpejtë dhe të lirë. Materiali Secumat® mund të mbushet në mënyrë precize me një sasi të vogël dheu. Sitemi Secumat® mund të vendoset edhe në pjerrtësi më të mëdha, për të stabilizuar sipërfaqet përkatëse, mirëmbajtja e të cilave kushton shtrenjtë dhe mund të preken nga erozioni.

Secumat® është i thjeshtë

Secumat® është funksional menjëherë pas montimit. Në sipërfaqet me pjerrtësi të madhe Secumat® mund të fiksohet me ndihmën e bashkuesve ose pykave. Gjithashtu, vegjetacioni mund të mirëmbahet lehtë menjëherë pas shtrirjes së strukturës Secumat® dhe mbushjes së saj me dhe. Mirëmbajtja dhe përdorimi i Secumat® në një lokacion janë shumë të lehta.

Konkluzioni:

Secumat® është rezistues ndaj ndikimeve ekologjike dhe mundëson zhvillim të mirë të vegjetacionit. Sido që të përdoret Secumat® montimi i tij është i lehtë, ndërsa vegjetacioni në vendet me pjerrtësi rritet shpejtë. Me parametrat e sakta të hyrjes Secumat® do të eliminojë erozionin edhe në vendet më të komplikuara.

Albanian