Secugrid®

është gjeorrjetë me strukturë të fortë dhe stabile për forcimin e tokës, e prodhuar me shirita të presuar dhe të salduara midis tyre.

Secugrid® është multifunksional

Gjeorrjetat Secugrid® sigurojnë armaturë për shtresat e themeleve që hapen për ndërtimin e linjave hekurudhore dhe autostradave, terreneve me pjerrtësi dhe mureve mbrojtëse, për digat me rërë, transferimin e ngarkimit në sipërfaqen e tokës, për ndërtimin e urave mbi hendekët, mbylljen e lagunave me baltë dhe për mbulimin e gërmimeve të ndryshme. Me rezistencën e madhe ndaj këputjes Secugrid® është gjeorrjetë e përshtatshme për projektet më të komplikuara. Përveç produkteve tona standarde, ne prodhojmë edhe Combigrid® - një produkt kompozit mjaft i fortë, që përbëhet nga gjeorrjetë dhe tekstil i pathurur.

Përparësitë e Secugrid®

- nivel i lartë fortësie me peshë të vogël;
- përshtatet menjëherë me sipërfaqen e mbuluar;
- karakteristika të shkëlqyera kundër rrëshqitjes (РЕТ);
- kënde të gjera friksioni si rezultat të sipërfaqeve strukturore me gjeorrjeta;
- rezistencë e madhe kundër dëmtimeve gjatë montimit;
- materiali është me një gjerësi prej 4.75 metra;
- produkti është punuar me shirita PET ose PP, me presim të barabartë; 
- produkti ka rezistencë të shkëlqyer ndaj ndikimeve biologjike dhe kimike;
- fuqia e gjeorrjetës biaksiale arrin deri në 80 kN/m;
- fuqia e gjeorrjetës uniaksiale arrin deri në 400 kN/m;
- certifikatë ВВА për sipërfaqet me pjerrtësi deri në 70°;
- mund të gjendet me material të bashkuar të pathurur Secutex® (Combigrid®)
- montimi bëhet shpejtë dhe lehtë;
- i certifikuar me standardet ISO 9001;
- mban shenjën CE.

Secugrid® është i sigurt

Gjeorrjetat Secugrid® janë elemente superiore për forcimin e tokës sepse ato janë në gjendje t’i rezistojnë ngarkesave të mëdha me një elasticitet të vogël. Ky moment mundëson lidhjen me forcën dhe bashkimin me përbërjen e tokës, pa asnjë deformim. Shiritat monolite, të rrafshëta dhe polimere që përdoren për punimin e Secugrid® janë shumë të forta dhe kanë një rezistencë të madhe ndaj ndikimeve kimike. Secugrid® prodhohet në përputhje me regjimin EN ISO 9001 : 2000, duke siguruar një cilësi të shkëlqyer. Ky produkt i ka kaluar kontrollet e shumta të institucioneve të njohura që merren me kontrollimin e materialeve dhe është lejuar nga ana e Agjencisë Hekurudhore për t’u përdorur për nevojat e inxhinierisë për konstruksionet që punohen brenda tokës.

Secugrid® është ekonomik

Zgjidhjet e inxhinierisë që përdorin gjeorrjetat Secugrid® mund të ndikojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore minerale me uljen e trashësisë së bazamentit që nevojitet për ndërtimin e rrugëve. Për një përdorim të tillë mund të shfaqet nevoja për vlerësime përkatëse, që kanë për qëllim definimin e llojit të saktë të Secugrid®. Duke ditur që Secugrid® mund të përdoret lehtë, ai mund të montohet lehtë në sasi të mëdha, me pak punëtorë dhe shpenzime të vogla.

Secugrid® është i thjeshtë

Secugrid® mund të montohet në të gjitha kushtet kohore, pa pasur nevojë për angazhimin e pajisjeve të rënda ose përdorimin e teknikave speciale të ndërtimit. Panelet bashkohen, ndërsa kontinuiteti sigurohet me vetë strukturën në formë rrjeti. Veglat standarde të prerjes mund të përdoren në vendin e montimit edhe për vendet me pjerrtësi dhe të përgatiten forma të ndryshme gjeometrike, me qëllim që Secugrid® të përfshihet më së miri në lokacionin përkatës. 

Konkluzioni:

Gjeorrjetat Secugrid® janë shumë të forta dhe të lehta për t’u montuar, duke siguruar. Krahasuar me metodat tradicionale, montimi i tyre është i lirë. Shumëllojshmëria e produkteve, përfshirë gjeorrjetat me një dhe dy akse (llojet R dhe Q) e bëjnë Secugrid® një komponentë ideale për të gjitha segmentet e ndërtimit dhe inxhinierisë që trajton ambientin jetësor. Produktet ekonomike dhe me efikasitet të latë sigurojnë forcim të lehtë dhe ekonomik të tokës, duke forcuar stabilitetin natyror të tokës dhe shtresën e saj nëntokësore për të rezistuar ndaj ngarkesave të imponuara me kërkesat e inxhinierisë moderne.

Kliko këtu për më shumë informata të rëndësishme për Secugrid®

Albanian