Secudrain®

është një produkt kompozit tredimensional që përbëhet nga gjeotekstil i pathurur, me brendësi të veçuar dhe filtër i përforcuar mirë, i paraparë për shkarkimin e ujit.

Secudrain® është multifunksional

Secudrain® përdoret me punime të ndryshme vetëm për shkarkimin e ujit ose gazit. Në inxhinierinë që trajton pikat e grumbullimit të mbeturinave Secudrain® ka tre funksione (filtrim, mbrojtje dhe shkarkim uji), në rastet kur është montuar direkt mbi gjeomembranën. Aftësia e Secudrain® për të lëshuar presionin e ujit në mënyrë pasive e bën atë të shkëlqyer për shkarkimin e ujit nga konstruksionet nëntokësore dhe për t’u përdorur në shiritat e shkarkimit të ujit në anët e rrugëve. Gjeotekstili me filtra dhe brendësia e veçuar mund të dimensionohen në mënyrë efikase për ta plotësuar kapacitetin e nevojshëm të shkarkimit të ujit. Secudrain® gjithashtu përdoret me sukses si një shtresë për shkarkimin e ujit në rastet e ndërtimit të objekteve, tuneleve dhe kulmeve.

Përparësitë e Secudrain®

- filtrim, mbrojtje dhe shkarkim me një produkt;
- veti të shkëlqyera gjatë përdorimit në pllaja;
- karakteristika hidraulike afatgjate;
- zëvendëson agregatin natyror të shkarkimit të ujit;
- rezistencë e madhe ndaj rrëshqitjes;
- rezistencë e madhe ndaj ndikimeve kimike dhe biologjike;
- materiali është i shkëlqyer për t’u përdorur në terrene me pjerrtësi, si rezultat të vetive të shkëlqyera kundër rrëshqitjes;
- materiali është tepër rezistues ndaj kushteve të terrenit;
- montimi bëhet shpejtë dhe kushton pak;
- produkti plotëson standardet më të larta të kontrollit të cilësisë;
- i certifikuar me standardet ISO 9001;
- mban shenjën CE.

Secudrain® është i sigurt

Secudrain® është me dimensione të përshtatshme, rezistues dhe i fortë dhe mund të ballafaqohet lehtë me ngarkesat mekanike. Ai është rezistues edhe ndaj të gjitha faktorëve natyrorë, kimikë dhe biologjikë të tokës. Efikasiteti afatgjatë i filtrimit të materialeve të pathurura, të shpuara me gjilpëra, mundëson një projektim të sigurt të shkarkimit pasiv të ujit dhe në këtë mënyrë siguron jetëgjatësinë e sistemit. Përdorimi i materialeve të pathurura, të shpuara me gjilpëra, me rezistencë të madhe ndaj rrëshqitjes është shumë i rëndësishëm në rastet e përdorimit në pjerrtësi të mëdha. Bashkimi i drejtë i gjeotekstilit dhe brendësisë së veçuar siguron transmetimin e forcave të tërheqjes nëpërmjet sistemit të Secudrain®.

Secudrain® është ekonomik

Me vetë faktin që shtresat e filtrimit, shkarkimit të ujit dhe shtresa mbrojtëse janë një tërësi Secudrain® mund të montohet lehtë. Përdorimi i Secudrain® për punimet brenda tokës kërkon gërmime më të vogla, ndërsa në rastet e mbulesave mbrojtëse të pikave të grumbullimit të mbeturinave rritet kapaciteti i mbrojtjes së tokës. Me përdorimin e Secudrain® ju do të kurseni kohën dhe resurset natyrore sepse 10,000m² të sistemit Secudrain® mund të zëvendësojnë gërmimin, transportin dhe montimin e një materiali me granule prej 3,000m³ që kërkon shkarkim. Secudrain® do të ul shpenzimet tuaja, krahasuar me metodat konvencionale

Secudrain® është i thjeshtë

Një top me materialin Secudrain® mund të mbahet dhe shtrihet nga një ose dy persona dhe mund të montohet pa probleme në kushte të ndryshme kohore. Lidhjet e komplikuara janë të lehta me përdorimin e Secudrain® de i njëjti mund të përfshihet shumë lehtë në skajet e vendit në të cilin bëhet punimi përkatës.

Konkluzioni:

Secudrain® dallohet për aspektet gjithëpërfshirëse. Montimi i tij është i lehtë dhe i shpejtë. Secudrain® është tepër rezistues ndaj faktorëve ekologjikë, ndërsa përdorimi i tij ndikon në ruajtjen e resurseve natyrore.

Albanian