Combigrid®

është një produkt kompozit i gjeorrjetës Secugrid®, i punuar me gjeotekstil Secutex® të pathurur, i shpuar me gjilpëra, me shirita armature të salduara fortë, që përdoret për stabilizimin, ndarjen dhe filtrimin e tokës.

Combigrid® është multifunksional

Combigrid® bën kombinimin e të gjitha kushteve dhe vetive në një produkt të vetëm. Për këtë arsye Combigrid® fillimisht përdoret për shtresat nëntokësore, që përveç armaturës kanë nevojë edhe për vetitë e filtrimit dhe ndarjes. Ky produkt më konkretisht gjen përdorim në shtresat nëntokësore me vlerë CBR nën 3%. Në këtë mënyrë, Combigrid® zakonisht përdoret për forcimin e shtresave të themeleve, për themelet, rrugët, gërmimet e ndryshme për rrjete gypash dhe në sektorin e ndërtimit të rrugëve. Produktet e shumëllojshme mundësojnë rezistencë të ndryshme ndaj këputjes dhe komponentë të pathurura, që përdoren për qëllime të ndryshme. Combigrid® për këtë arsye është një produkt që gjen përdorim universal.

Përparësitë e Combigrid®

- përforcim, filtrim, ndarje dhe shkarkim me vetëm një produkt, duke ulur trashësinë e përgjithshme;
- produkt kompozit i fortë;
- produkt me fortësi të madhe dhe peshë të vogël;
- përshtatet menjëherë me sipërfaqen e mbuluar;
- rezistencë e madhe ndaj dëmtimeve të montimit;
- materiali është punuar me gjeotekstil të pathurur, i bashkuar midis shiritave PP ose PET, të presuar drejtë;
- rezistencë e lartë ndaj ndikimeve biologjike dhe kimike;
- materiali është me një gjerësi prej 4.75 metra;
- montimi bëhet shpejtë dhe lehtë;
- i certifikuar me standardet ISO 9001;
- mban shenjën CE;

Combigrid® është i sigurt

Combigrid® mund të gjendet i punuar me polipropilen (PP) ose poliester (PET), varësisht kushteve të projektit përkatës. Ky produkt është i përshtatshëm për t’u përdorur në të gjitha vendet. Gjeorrjetat Combigrid® janë elemente superiore për forcimin e tokës sepse u rezistojnë ngarkesave të ndryshme me një elasticitet të vogël. Struktura e tij rezulton me lidhje momentale me forcën dhe bashkim me përbërjen e tokës pa deformime. Shiritat monolite, të rrafshëta dhe polimere që përdoren për punimin e Secugrid® janë shumë të forta dhe shumë rezistuese ndaj ndikimeve kimike, por dhe shumë rezistuese ndaj kushteve kohore, që është vërtetuar edhe me Testin global UV. Gjeotekstili i pathurur Secutex® për reparacion, që është përforcuar në shiritat e gjeorrjetës, dallohet për stabilitetin efikas afatgjatë të filtrimit dhe forcën e madhe, moment ky që ka ndikuar që gjeorrjetat Combigrid® të lejohen për përdorim nga ana e Agjencisë së Hekurudhave, gjatë ndërtimit të linjave hekurudhore. Combigrid® është një shembull i shkëlqyer i një produkti të kombinuar me dy komponentë të veçanta me cilësi të lartë. 

Combigrid® është ekonomik

Combigrid® mund të montohet shumë shpejtë dhe me lehtësi, që në fakt ul shpenzimet e montimit. Zgjidhjet sistematike që përdoren për Combigrid® mund të zvogëlojnë trashësinë e shtresës së themeleve të rrugëve dhe shpeshherë anashkalohet nevoja e ndërrimit të shtresave të holla nën sipërfaqen e tokës, duke u ruajtur në këtë mënyrë resurset natyrore dhe duke u zvogëluar shpenzimet. Për përforcimin e shtresës së bazamentit mund të shfaqet nevoja e përgatitjes së vlerësimeve përkatëse për të zgjedhur llojin e duhur të  Combigrid®/Secugrid®.

Combigrid® është i thjeshtë

Combigrid® mund të montohet në të gjitha kushtet kohore, pa pasur nevojë për angazhimin e pajisjeve speciale ose për përdorimin e teknikave speciale të ndërtimit. Panelet bashkohen midis tyre, ndërsa vazhdimësia është siguruar me puthitjen e paneleve. Veglat standarde të prerjes mund të përdoren për të prerë materialin në vendin e realizimit të punimeve edhe në rastet e pjerrtësive të mëdha dhe mund të përgatiten forma të ndryshme gjeometrike, varësisht nevojës.

Konkluzioni:

Combigrid® është një produkt kompozit që mund të përdoret për shumë qëllime, për nevojat e forcimit, ndarjes dhe filtrimit të tokës. Combigrid® është shumë i fortë dhe rezistues, duke qenë një alternativë më e lirë e metodave të tjera të ndërtimit dhe përdoret në të gjithë sektorët e ndërtimit dhe inxhinierisë që trajton ambientin jetësor. Combigrid® i mundëson përdoruesit një produkt të sofistikuar për plotësimin e kushteve përkatëse qoftë edhe për nevojat e projekteve më të komplikuara.

Albanian