NAUE NAIL

NAUE NAIL

Sistemi NAUE NAIL bën kombinimin e forcës dhe rezistencës së gjeorrjetave Secugrid® me fiksuesit e tokës për të mundësuar një sistem për armimin e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 60°. Gjeorrjetat Secugrid® me konstruksionin e veçantë me shufra të lëmuara dhe forcën e madhe të bashkimit sigurojnë armimin primar në drejtim të pjerrtësisë së sipërfaqes. Fiksuesit e tokës me dimensione të veçanta janë shpërndarë në mënyrë të drejtë midis armaturës së montuar Secugrid® që mbulon sipërfaqen e vendit të pjerrët. Gjithashtu, dysheku për kontrollimin e erozionit Secumat® 5/5 Q1 ES 601 është vendosur mbi armaturën Secugrid® në tokë para se të sigurohen fiksuesit përkatës. Sistemi Secumat® i mbushur me një shtresë toke në sipërfaqe mundëson mbjelljen e vegjetacionit, që të sigurohen mure dhe sipërfaqe me gjelbërim. Vegjetacioni mund të mbillet shpejtë dhe në mënyrë efikase me ndihmën e mbjelljes në sipërfaqe me ujë, në rastet kur ka nevojë për një gjë të tillë. Sistemi NAUE NAIL mund të sigurojë përforcim të përkohshëm ose afatgjatë të sipërfaqeve me pjerrtësi. Ky sistem karakterizohet me nivel të lartë fleksibiliteti, duke mundësuar përshtatje me kushtet specifike të projekteve dhe me kushtet e lokacionit dhe duke siguruar zgjidhje të përshtatshme për përforcimin e mirë dhe me pak shpenzime të sipërfaqeve me pjerrtësi, të cilat me ndihmën e këtij sistemi do të mbulohen me vegjetacion.

Gjeorrjetat Secugrid® për përforcimin e sipërfaqeve të tokës janë dizajnuar për t’u përdorur në kushte të ndryshme dhe me materiale të ndryshme dheu, ndërsa janë të përshtatshme për t’i përmbushur sfidat e mëdha që i shkaktojnë kushtet natyrore të tokës. Këto rrjeta gjithashtu ulin nevojën e mbushjes së sipërfaqeve përkatëse me materiale të veçanta dhe të shtrenjta.

Përdorimi:

- Përdoren si alternative për stabilizimin e tokës në rastet e gërmimeve të përkohshme
- Përdoren për sipërfaqet me gurë me fortësi të vogël, por edhe për sipërfaqet shkëmbinj masiv.

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Fiksues toke
- Dyshekë Secumat® për kontrollimin e erozionit
- Fiksues
- Mbjellje në sipërfaqe me ujë

 

Përparësitë:

- Përdoret për sipërfaqe me pjerrtësi deri në 60°
- Stabilitet i madh
- Pengon rrëshqitjen e tokës dhe sipërfaqeve përkatëse
- Stabilizon sipërfaqet me pjerrtësi, pa pasur nevojë për heqjen e shtresave të dheut
- Mundëson rritjen e vegjetacionit, që siguron dizajn me gjelbërim
- Mund të ndërtohet shpejtë dhe lehtë, pa u vënë në pikëpyetje siguria
Albanian