NAUE PANEL

NAUE PANEL

Në rastet e planifikimit të sipërfaqeve me pjerrtësi më të madhe se 70° zakonisht ana e tyre e përparme nuk mund të mbillet me vegjetacion ose e njëjta mund të kërkojë shumë punë dhe shpenzime të mëdha. Këto situata kërkojnë eksteriere më të forta dhe përforcime më të mëdha, ndërsa ky moment nuk pengon punimin e shtresave estetike me pak shpenzime. Sistemi NAUE PANEL është sistem me gjeorrjeta е Secugrid®, që përdoret për forcimin e konstruksioneve të tokës dhe mureve dhe përdor panele betoni për të mundësuar fleksibilitet të dizajnit të jashtëm. Gjaorrjetat Secugrid® për përforcim duhen vendosur midis ose duhen lidhur me elementet për mbulim. Sistemi NAUE PANEL karakterizohet me mundësi për dizajne të ndryshme, që do të thotë se ky sistem është i përshtatshëm për kushtet specifike të projekteve, për sipërfaqet me pjerrtësi të ndryshme dhe për anët e përparme me pamje atraktive, ndërsa mund të punohet me pak shpenzime dhe me lehtësi të madhe. Muret dhe sipërfaqet me pjerrtësi mund të ndërtohen me kënde deri në 90°.

Përdorimi:

- Për të gjitha llojet e mureve mbrojtëse
- Për bazamentet e urave
- Si zëvendësim i mureve me beton
- Si barriera për pengimin e zhurmës së rrugëve dhe linjave hekurudhore.

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Panele betoni për montim.

 

Përparësitë:

- Punim i shpejtë dhe i lehtë
- Dizajne dhe konfiguracione të jashtme fleksibile
- Rezistencë e lartë ndaj ngarkesave.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren për sipërfaqet e stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Mundëson shtresa të ndryshme estetike për projektet specifike.
- Muret mund të punohen me kënde dhe forma të ndryshme (për shembull, të rrumbullakësuara).
- Mund të përdoren dheu dhe gurët e lokacionit.
Albanian