NAUE BLOCK

NAUE BLOCK

Në rastet e sipërfaqeve me pjerrtësi më të madhe se 70° zakonisht ana e tyre e përparme nuk mund të mbillet me vegjetacion ose e njëjta mund të kërkojë shumë punë dhe shpenzime të mëdha. Këto situata kërkojnë eksteriere më të forta, që risin rëndësinë e estetikës së sipërfaqes së konstruksionit përkatës me armaturë. Sistemi NAUE BLOCK është sistem me gjeorrjeta е Secugrid®, që përdoret për forcimin e konstruksioneve të tokës dhe mureve gjatë përdorimit të blloqeve, betonit, gurit dhe shtresave të tjera për të siguruar një dizajn më të mirë. Gjaorrjetat Secugrid® duhen vendosur midis elementeve për mbulim dhe duhen fiksuar në tokë, që të sigurojnë një stabilitet të shkëlqyer të konstruksionit. Kjo forcë i mundëson sistemit NAUE BLOCK të përshtatet me kushtet specifike të projekteve përkatëse, duke mundësuar mure me forma të ndryshme (përfshirë qoshet e rrumbullakësuara), që rezulton me shpenzime më të ulëta dhe zgjidhje estetike. Në rast nevoje mund të sigurohet mbrojtje mekanike plotësuese me montimin e filtrave me gjeotekstil të pathurur që duhen vendosur pas shtresës përkatëse. Muret dhe sipërfaqet me pjerrtësi mund të ndërtohen me kënde deri në 90°.

Përdorimi:

- Për të gjitha llojet e mureve mbrojtëse
- Për ndërtimin e pritave
- Për bazamentet e urave
- Si zëvendësim i mureve me beton
- Si barriera për pengimin e zhurmës së rrugëve dhe linjave hekurudhore.

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Tulla, blloqe, beton, gurë ose gurë i thatë për shtresat e mureve
- Varësisht projektit, gjeotekstil i pathurur Secutex®

 

Përparësitë:

- Punim i shpejtë dhe i lehtë.
- Dizajn fleksibil i shtresës. 
- Mund të përdoret dheu i lokacionit përkatës, që ul shpenzimet e projektit sepse mund të përdoret dheu koheziv më i lirë, në vend që të hidhet dhe jokoheziv.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren në sipërfaqe të stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Përfitimi ekologjik, i shoqëruar me përdorimin e dheut të vendit përkatës, përfshin uljen e nivelit të ndotjes nga transporti (dhe ul shpenzimet) dhe mbron resurset natyrore.
Albanian