NAUE GABION

NAUE GABION

Sistemi NAUE GABION përdor gjeorrjetat Secugrid® për formimin e konstruksioneve të tokës me armaturë, me anë të përparme me gabion. Gjeorrjetat  Secugrid® montohen midis shtresave me gabion dhe fiksohen në tokë. Ky sistem mundëson një fleksibilitet të madh gjatë projektimit dhe montimit dhe mund të përshtatet me kushtet specifike të projekteve dhe me format e ndryshme gjeometrike. Fleksibiliteti i tillë ul shpenzimet e projekteve përkatëse dhe mundëson pamje estetike. Varësisht nevojave të lokacionit, stabiliteti i erozionit të tokës së trajtuar me konstruksione me gjeorrjetë me armaturë mund të sigurohet me ndihmën e montimit të filtrit gjeotekstil Secutex®  pas shtresave me gabion. Ky sistem mund të përdoret edhe për sipërfaqet me pjerrtësi deri në 90°.

Përdorimi:

- Për të gjitha llojet e mureve mbrojtëse
- Për ndërtimin e pritave
- Për bazamentet e urave
- Si zëvendësim i mureve me beton
- Si barriera për pengimin e zhurmës së rrugëve dhe linjave hekurudhore
- Për sistemet e absorbimit të presionit të tokës.

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Shporta për gabion
- Varësisht projektit, gjeotekstil i pathurur Secutex®

 

Përparësitë:

- Rezistencë e madhe ndaj ngarkesave
- Punim i shpejtë dhe i lehtë
- Dizajne dhe konfiguracione të jashtme fleksibile
- Muret me gabion mund të punohen me forma dhe kënde të ndryshme (për shembull me formë të rrumbullakët).
- Mund të përdoren dheu dhe gurët e lokacionit.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren për sipërfaqet e stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Mundësojnë pamje atraktive me zgjidhjen e llojeve dhe madhësive të ndryshme të gurit.
- Zgjidhjet estetike mund të përfshijnë edhe gurë historikë.
Albanian