NAUE STEEL P

Sistemi NAUE STEEL P bën kombinimin e forcimit me gjeorrjeta Secugrid® me anë të përparme të punuara me shtresa çeliku për formimin e konstruksioneve të tokës me armaturë që janë nën ndikimin e sipërfaqeve me pjerrtësi të ndryshme. Vegjetacioni mund të mbillet në sipërfaqet me pjerrtësi deri në 70°. Për sipërfaqet me pjerrtësi më të madhe nevojiten masa të veçanta për mbjelljen e bimëve dhe sistem i veçantë për ujitjen e tyre. Sistemi NAUE STEEL P përdor gjeorrjetat Secugrid® për përforcim fillestar dhe është përforcuar me materiale çeliku (për shembull, kabllo me formën L) për një përforcim sa më të mirë. Për parandalimin e erozionit të tokës, përveç përdorimit të çelikut të lyer me zink, përdoret gjotekstili i pathurur Secutex® ose dyshekët Secumat® për kontrollimin e erozionit. Ky sistem mundëson një fleksibilitet të madh, duke mundësuar përshtatje me kushtet specifike të projekteve, që rezulton me shpenzime të vogla, ndërsa vetë sistemi mundëson rritjen e vegjetacionit.

Përdorimi:

- Për rregullimin e rrëshqitjes së tokës, shpateve dhe digave.
- Për stabilizimin e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 70°
- Për sipërfaqet me vegjetacion me pjerrtësi midis 45° dhe 70°
- Për konstruksionet me mure mbrojtëse me pjerrtësi deri në 90°
- Si barriera për pengimin e zhurmës së rrugëve dhe linjave hekurudhore. 

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Dyshekë Secumat® për kontrollimin e erozionit dhe/ose gjeotekstil Secutex®
- Fiksues
- Mundësi për mbjellje në sipërfaqe me ujë.
- Shtresa çeliku të lyera me zink.

 

Përparësitë:

- Stabilitet afatgjatë qoftë edhe në sipërfaqet me pjerrtësi prej 90°.
- Zgjidhje me gjelbërim.
- Rezistencë e lartë ndaj ngarkesave.
- Ndarësit variabilë mundësojnë përshtatje specifike në lokacionin përkatës me pjesën e përparme të sipërfaqes së pjerrët.
- Ndërtim i shpejtë dhe i lehtë.
- Mund të përdoret dheu i lokacionit përkatës, që ul shpenzimet e projektit sepse mund të përdoret dheu koheziv më i lirë, në vend që të hidhet dhe jokoheziv.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren në sipërfaqe të stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Përfitimi ekologjik, i shoqëruar me përdorimin e dheut të vendit përkatës, përfshin uljen e nivelit të ndotjes nga transporti (dhe ul shpenzimet) dhe mbron resurset natyrore.
Albanian