NAUE STEEL T

Sistemi NAUE STEEL T përdor përforcimin primar të gjeorrjetave Secugrid®, në kombinim me shtresat e përkohshme efikase me modele çeliku, në paketime përkatëse, për të formuar një sistem toke konstruktiv me armaturë që mund të përshtatet me këndet e ndryshme të pjerrtësive dhe format e ndryshme, duke mbrojtur vegjetacionin. Mbjellja e vegjetacionit mund të bëhet në anën e përparme të NAUE STEEL T, në rastet e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 70°. Për sipërfaqet me pjerrtësi më të madhe nevojiten masa të veçanta për mbjelljen e bimëve dhe sistem i veçantë për ujitjen e tyre. Tekstilet e pathurura Secutex® ose dyshekët Secumat® për kontrollimin e erozionit sigurojnë kontrollimin e erozionit të anës së përparme të sipërfaqeve me pjerrtësi. Ky sistem mundëson një fleksibilitet të madh, duke mundësuar përshtatje me kushtet specifike të projekteve dhe format e mureve, ndërsa vetë sistemi është shumë ekonomik, i lehtë për t’u ndërtuar dhe ka pamje estetike me ngjyrë të gjelbër në anën e tij të përparme. 

Përdorimi:

- Për rregullimin e rrëshqitjes së tokës, shpateve dhe digave.
- Për stabilizimin e sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 70°
- Për sipërfaqet me vegjetacion me pjerrtësi midis 45° dhe 70°
- Për konstruksionet me mure mbrojtëse me pjerrtësi deri në 90°
- Si barriera për pengimin e zhurmës së rrugëve dhe linjave hekurudhore. 

 

Komponentët e sistemit:

- Armim me gjeorrjeta Secugrid® PET
- Dyshekë Secumat® për kontrollimin e erozionit dhe/ose gjeotekstil i pathurur Secutex®
- Fiksues
- Mundësi për mbjellje në sipërfaqe me ujë.
- Modele çeliku (për përdorim më të gjatë), siç është armatura

 

Përparësitë:

- Stabilitet afatgjatë qoftë edhe në sipërfaqet me pjerrtësi prej 90°.
- Zgjidhje me gjelbërim.
- Rezistencë e lartë ndaj ngarkesave.
- Ndarësit variabilë mundësojnë përshtatje specifike në lokacionin përkatës me pjesën e përparme të sipërfaqes së pjerrët.
- Ndërtim i shpejtë dhe i lehtë.
- Mund të përdoret dheu i lokacionit (përfshirë dheun koheziv).
- Mund të përdoret dheu i lokacionit përkatës (përfshirë dheun koheziv), që ul shpenzimet e projektit sepse mund të përdoret dheu koheziv më i lirë, në vend që të hidhet dhe jokoheziv.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren në sipërfaqe të stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Përfitimi ekologjik, i shoqëruar me përdorimin e dheut të vendit përkatës, përfshin uljen e nivelit të ndotjes nga transporti (dhe ul shpenzimet) dhe mbron resurset natyrore.
Albanian