NAUE WRAP

Sistemi me gjeorrjeta NAUE WRAP Secugrid® për konstruksionet e dheut me armaturë përdor Secugrid® me armaturë, në paketime adekuate, për pjesët e përparme të sipërfaqeve me pjerrtësi. Pajisjet e përkohshme, siç janë  pykat e drurit, përdoren gjatë procesit të përgatitjes së lokacionit që duhet ndërtuar. Mbrojtja mekanike e kapacitetit të ngarkesës i teknologjisë së NAUE’s Secugrid® është siguruar nëpërmjet montimit të dyshekëve Secumat® për kontrollimin e erozionit ose me gjeotekstilin e pathurur Secutex®. Këto masa mbrojnë tokën nga erozioni. Sistemi NAUE WRAP mund të përshtatet sipas nevojave të projekteve specifike, që rezulton me leverdi ekonomike, zgjidhje estetike dhe me mbrojtjen e vegjetacionit. Sipërfaqet me pjerrtësi deri në 70° mund të mbillen me vegjetacion me bimë të ndryshme, me ndihmën e këtij sistemi. Gjithashtu, mund të sigurohet mbrojtje plotësuese UV nëpërmjet montimit të gurëve për fasadë ose materialeve të tjera përkatëse.

Përdorimi:

- Për sipërfaqet me vegjetacion, me pjerrtësi 45° dhe 70°
- Për muret mbrojtëse deri në 90°, në kombinim me panelet e fasadave.

 

Komponentët e sistemit:

- Gjeorrjeta Secugrid® PET për armim fillestar
- Gjeorrjeta Secugrid® PET për armim sekondar midis shtresave për konstruksione më të larta
- Konstruksionet e përkohshme
- Dyshekët Secumat® për kontrollimin e erozionit ose gjeotekstili i pathurur Secutex®
- Fiksuesit
- Mbjellja në sipërfaqe me ujë.

 

Përparësitë:

- Stabilitet afatgjatë qoftë edhe në sipërfaqet me pjerrtësi prej 90°.
- Një burim/sistem për të gjitha nevojat e armimit.
- Konstruksione fasade natyrale, me ngjyrë të gjelbër.
- Mbron resurset konstruktive (dhe kursen mjetet financiare) sepse modelet/konstruksionet e drurit mund të përdoren për një lokacion tjetër.
- Konstruksion i thjeshtë.
- Rezistencë e lartë ndaj ngarkimeve. 
- Mund të përdoret dheu i lokacionit përkatës (përfshirë dheun koheziv), që ul shpenzimet e projektit sepse mund të përdoret dheu koheziv më i lirë, në vend që të hidhet dhe jokoheziv.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren për sipërfaqet e stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Ndarësit variabilë mundësojnë përshtatje specifike në lokacionin përkatës me pjesën e përparme të sipërfaqes së pjerrët.
- Përfitimi ekologjik, i shoqëruar me përdorimin e dheut të vendit përkatës, përfshin uljen e nivelit të ndotjes nga transporti (dhe ul shpenzimet) dhe mbron resurset natyrore. 
Albanian