NAUE CLAMP

Sistemi me gjeorrjeta NAUE CLAMP Secugrid® bën kombinimin e një përforcimi të madh të digave, strukturave të dheut dhe sipërfaqeve me pjerrtësi deri në 50°, me mbrojtje plotësuese nga erozioni. NAUE CLAMP përfshin montimin vertikal të gjeorrjetës primare për përforcim Secugrid® dhe dyshekëve për kontrollimin e erozionit Secumat® 5/5 Q1 ES 601, që përforcohen me fiksues përkatës në formën e shkronjës U. Ky lloj punimi plotësohet me një sipërfaqe dheu që mundëson rritjen e vegjetacionit dhe mund të përdoret bashkë me mjetet përkatëse për rritje të shpejtë të vegjetacionit, siç është fara hidro. NAUE CLAMP siguron sipërfaqet me pjerrtësi të përkohshme dhe të përhershme, ndërsa fuqia e sistemit mundëson një fleksibilitet të madh. Kushtet specifike të projektimit dhe dimensionet e veçanta, por edhe vegjetacioni i vendeve me pjerrtësi mund të sigurohen me një sistem ekonomik me pamje natyrale.

Përdorimi:

- Për digat dhe pritat
- Për sanimin e shpateve dhe pritave
- Për përforcimin e pritave
 

Komponentët e sistemit:

- Secugrid® PET për përforcimin e pritave
- Dyshek Secumat® për kontrollimin e erozionit
- Fiksues
- Vegjetacion si në rastet e mbjelljes në sipërfaqe me ujë
 

Përparësitë:

- Stabilitet i madh edhe në sipërfaqet me pjerrtësi deri në 50°
- Pengon rrëshqitjen e tokës
- Montimi i sistemit mund të bëhet shpejtë dhe lehtë
- Mund të përdoret dheu i lokacionit (përfshirë dheun koheziv), që optimizon aspektin ekonomik të projektit sepse mund të përdoret dhe koheziv më i lirë në vend të përdorimit të dheut jokoheziv.
- Gjeorrjetat Secugrid® mund të përdoren në sipërfaqe të stabilizuara me çimento ose gëlqere.
- Përfitimi ekologjik i shoqëruar me përdorimin e dheut të sipërfaqes që trajtohet ka të bëj me uljen e nivelit të ndotjes së transportit (dhe uljen e shpenzimeve) dhe me mbrojtjen e resurseve natyrore.
Albanian